De Rossi vlerëson Mario Mitajn: Do të rrisë cilësinë e Genoas

Daniele De Rossi ka shprehur vlerësime të larta për Mario Mitajn, duke e konsideruar mbrojtësin shqiptar një përforcim të aftë për t’i dhënë vlera të rëndësishme Genoas.

Të lidhura

None found

Sipas trajnerit italian, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë zotëron cilësitë e nevojshme për të ndikuar pozitivisht te loja e skuadrës italiane.

“Ai ka cilësi të shkëlqyera. Ofron shumë alternativa gjatë lojës, e ndihmon skuadrën të qarkullojë shumë mirë topin dhe di ta çojë ekipin përpara. Edhe në aspektin fizik, pavarësisht se nuk është një lojtar shumë i madh, është i shpejtë, e kontrollon mirë topin, luan me cilësi dhe avancon vazhdimisht. Për cilësinë dhe prekjen e topit që ka, ai do ta ngrejë nivelin e skuadrës sonë”, deklaroi De Rossi.

Tekniku i Genoas veçoi gjithashtu përshtatshmërinë taktike të Mitajt, pasi beson se ai mund të përdoret në më shumë se një rol në fushë.

“Kam përshtypjen se ai mund të luajë edhe në pozicione të tjera në fushë”, u shpreh trajneri italian.

Në fundin e muajit të kaluar, Mitaj përfundoi kalimin nga Al-Ittihad te Genoa në formë huazimi. Në përfundim të sezonit 2026/2027, klubi italian mund ta blejë kartonin e mbrojtësit shqiptar për 6.5 milionë euro.

Përmes këtij transferimi, Mitaj kërkon të hedhë hapin e ardhshëm në karrierën e tij dhe të tregojë aftësitë në futbollin italian.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio