Pacolli reagon pas sulmit ndaj familjes Berisha në Zveçan: Rikthimi i qytetarëve do të vazhdojë

Fitore Pacolli, ministre në detyrë, ka reaguar duke dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan. Ajo e ka përshkruar ngjarjen si një veprim të papranueshëm, që ka për qëllim të përhapë frikë dhe pasiguri mes familjeve shqiptare që po kthehen në pronat e tyre.

Të lidhura

None found

Sipas Pacollit, familja Berisha përfiton nga projekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive. Ajo tha se sulme të tilla synojnë të pengojnë zbatimin e politikave shtetërore, të cilat u garantojnë qytetarëve të drejtën për t’u rikthyer dhe për të jetuar në pronat e tyre.

Ministrja në detyrë theksoi se asnjë akt barbar nuk do ta ndalojë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri. Sipas saj, këto sulme qyqare nuk do të arrijnë të ndërpresin as rikthimin e familjeve dhe as realizimin e projektit.

Pacolli bëri të ditur se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vijojë me përkushtim zbatimin e këtij programi në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Në fund, ajo u bëri thirrje organeve kompetente që rasti të zbardhet sa më shpejt, ndërsa autorët e sulmit të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë.


Shtuar 3.08.2026 19:14

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetmadridbetMadridbetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetOnline-CasinoAnkara escortcasibomjojobetjojobetcasibom girişOnline-CasinoAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetjojobetbetsmovebetcio