De Laurentiis tregon prapaskenën: Kishim arritur marrëveshjen me Zlatan, Gattuso nuk e dëshironte në ekip

Presidenti i klubit të Napolit, De Laurentiis, ka zbuluar një prapa skenë të ndodhur në janar të vitit 2020.

“Ne kishim nënshkruar tashmë gjithçka me Zlatan Ibrahimovic, kishim një marrëveshje dhe po prisnim vetëm zyrtarizimin.

Më pas, Ancelotti u largua dhe erdhi Gattuso, ku gjëja e parë që më tha ishte të prishnim kontratën me suedezin. Ai më tha që nuk kemi nevoj për atë dhe unë i besova”, tha De Laurentiis për “DAZN”./h.ll/albeu.com