De la Fuente i kërkon Cucurellës të mbajë fjalën: Tatuazhi i premtuar duhet bërë

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka ironizuar me premtimin e Marc Cucurellës, duke i kujtuar mbrojtësit se tani pas fitores së Kupës së Botës 2026, duhet të realizojë tatuazhin me portretin e tij.

Të lidhura

None found

Në ndeshjen finale, skuadra spanjolle arriti të mposhtë Argjentinën me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Ferran Torres në minutat shtesë të kohës shtesë, duke siguruar kështu titullin e dytë kampion bote në historinë e saj.

Me këtë trofe, Spanja konfirmon një cikël të jashtëzakonshëm triumfesh, teksa përfaqësuesja e meshkujve mban edhe kurorën e Europës, ndërsa ajo e femrave është kampione bote në fuqi.

Gjatë pragave të kompeticionit, mbrojtësi i majtë kishte deklaruar se në rast se “La Roja” do të dilte kampione, ai do të gdhendte në lëkurë fytyrën e trajnerit të tij.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës vendimtare, tekniku u ndal te kjo çështje gjatë një prononcimi për mediat, duke e komentuar situatën me batutë.

“Ata bënë një gabim, por janë burra që e mbajnë fjalën. Nuk jam edhe aq i shëmtuar, vetëm duhet të gjejnë një pjesë të trupit që nuk është shumë e dukshme”, u shpreh De la Fuente.

Ai la të kuptohej gjithashtu se Cucurella nuk ishte i vetmi lojtar që kishte marrë një zotim të tillë, përpara se ta mbyllte deklaratën me një tjetër shaka: “Nëse thua diçka, duhet ta mbash fjalën”.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet