De Bruyne shpallet lojtari më i mirë i vitit për herë të dytë radhazi

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka fituar sërish çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

 

Belgu ka shkëlqyer prapë edhe këtë edicion me Cityn që fitojë Premierligën dhe Carabao Cup.

Për këtë arsye, De Bruyne me plotë meritë u shpall lojtari më i mirë i vitit 2021.

Ky çmim për mesfushorin është i dytë radhazi.

Ndërkohë, De Bruyne ka bërë 41 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me 10 gola dhe 20 asistime.


Shtuar 6.06.2021 21:22