Përfshihet nga flakët gadishulli i Karaburunit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gadishulli i Karaburunit në Vlorë është përfshirë nga flakët. Mësohet se vatra e zjarrit ka përfshirë kullota të tëra.

Dyshohet të ketë qenë një zjarrvënie e qëllimshme nga barinjtë e zonës, pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe është e pamundur të fiket nëse nuk ndërhyhet.

Por ndërhyrja me anë të rrugëve tokësore është shumë e vështirë, çka e bën fikjen e flakëve një mision akoma më të vështirë.

Shtuar 6.06.2021 09:06