Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, pranon se e adhuron Armando Brojën për cilësitë që ai ka.
Në një intervistë për “Tribalfootball”, trajneri aktual i kombëtares së Azerbajxhanit ka folur për Armando Brojën me admirim.
“Unë nuk e njoh atë, por ai ka cilësi teknike dh fizike që janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të japë 100% në çdo minutë që luan për ekipin.
Për të mund të them se do të dëshiroja të kisha lojtarë si ai në ekipin tim”, u shpreh De Biasi për sulmuesin e Chelsea./h.ll/albeu.com