Dasmë në horizont? Diletta Leotta niset drejt Turqisë së Canit për hapin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Pas shumë e shumë thashethemeve, Can e konfirmoi më pas vetë lidhjen e shumëpërfolur me gazetaren. Ai postoi një foto me të në Instagram dhe përkrah shkroi:

“Çifti i rrezikshëm”.

Madje disa javë më parë, Can i bëri një propozim për martesë në qiell partneres së tij italiane.

“Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në qiell me tullumbace.

Së fundmi, Diletta ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm pasi ka fluturuar drejt Turqisë për të takuar prindërit e Can Yaman, sipas gazetës italiane “CheDonna”.

Mesa duket, marrëdhënia po bëhet gjithnjë e më serioze gjatë muajve të fundit. 29-vjeçare nuk dha detaje rreth udhëtimit të saj privat, por kjo gjë nxiti shumë kureshtjen e fansave të cilët janë gjithë sy e veshë te çifti.

Ndërkohë lajmet nga mediat vendëse kanë raportuar se arsyeja e fluturimit në Turqi e bukuroshes është takimi me prindërit e Can-it.


Shtuar 25.06.2021 09:06