E ardhmja e Darwin Nunez është gjithnjë e më larg Liverpoolit, me një largim që thuhet se është i garantuar gjatë kësaj vere, sipas Fabrizio Romanos.
Përmes një postimi në Twitter, gazetari i njohur i transferimeve bëri të ditur se interesimi për sulmuesin uruguaian mbetet i lartë, veçanërisht nga klubet e Ligës Saudite, të cilat kanë qenë të interesuara për të që nga muaji janar.
“Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli këtë verë, me klubet nga Arabia Saudite që janë të etura për të që nga janari”, shkroi fillimisht Romano.
🚨🇺🇾 Darwin Nunez remains guaranteed exit at Liverpool this summer with Saudi Pro League clubs keen since January.
Understand also Napoli have made contact in the recent days with Nunez on the shortlist and more talks to follow soon.
Darwin, open to both Saudi-European options. pic.twitter.com/jT0O3gF0iu
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 12, 2025
Megjithëse Al Hilal ishte një ndër opsionet e para që iu ofrua, ndërsa Nunez ka vendosur ta refuzojë transferimin para Kupës së Botës për Klube, duke e lënë derën ende të hapur për alternativa evropiane.
Romano shtoi gjithashtu se Napoli ka kontaktuar së fundmi me përfaqësuesit e lojtarit dhe e ka përfshirë atë në listën e ngushtë të objektivave për afatin e verës. Pritet që bisedimet të intensifikohen në ditët në vijim.
“Darwin është i hapur për të dy opsionet – si atë të Arabisë Saudite, ashtu edhe një qëndrim në Evropë”, përfundoi Romano.
Nunez ka shënuar 33 gola në 96 paraqitje me Liverpoolin që nga transferimi i tij nga Benfica në verën e vitit 2022.