Danimarka është gati të udhëtojë drejt Dortmundit, ku nesër do të përballet me vendin organizator, Gjermaninë në ndeshjen e 1/8-ve të finales së Euro 2024. Një turne në të cilin skandinavët janë ende në kërkim të fitores së tyre të parë:
“Ka shije pak të hidhur Ne duam absolutisht të fitoren, do të donim ta përjetonim atë ndjenjë, e cila është më e mira në futboll, mendoj se bëmë gjithçka për të marrë iniciativën dhe për të sulmuar.
Na mungonte qartësia në metrat e fundit, si dhe fati dhe ndoshta edhe pak cilësi. Por ne jemi shumë të lumtur që ia dolëm në fazën e grupeve. Të gjitha turnetë e mëdha janë të vështira dhe mendoj se kemi pasur tre kundërshtarë shumë të komplikuar.
Duhet të kujtojmë se kush jemi. Nuk mund ta marrësh si të mirëqenë që do të kalosh fazën e grupeve të një turneu, sepse gjithmonë ka konkurrencë të fortë. Pra, le t’i japim meritat futbollit danez dhe ta shijojmë këtë arritje. Ne duhet ta festojmë këtë fillimisht, pastaj do të shikojmë golin tonë të radhës: një natë fantastike na pret në Dortmund”, ka rrëfyer trajneri Kasper Hjulmand në UEFA.