Dani Alves kërkon përsëri kalimin tek Barcelona

Dani Alves mesa duket ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar përsëri tek Barcelona.

Kanë kaluar 5 vite që pas largimit të tij nga klubi spanjoll, ku me këta të fundit ka fituar 23 tituj.

Mbrojtësi anësor brazilian u transferua nga Sevilla tek Barcelona në vitin 2008 ku më pas pjesa tjetër është histori.

Sipas “Esport2” , Alves i është vetofruar klubit të Barcelonës , ku kontrata e tij me klubin brazilian të Sao Paolo-së i skadon në janar./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 11:36