Dani Alves mesa duket ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar përsëri tek Barcelona.
Kanë kaluar 5 vite që pas largimit të tij nga klubi spanjoll, ku me këta të fundit ka fituar 23 tituj.
Mbrojtësi anësor brazilian u transferua nga Sevilla tek Barcelona në vitin 2008 ku më pas pjesa tjetër është histori.
Sipas “Esport2” , Alves i është vetofruar klubit të Barcelonës , ku kontrata e tij me klubin brazilian të Sao Paolo-së i skadon në janar./albeu.com