“Cristiano më tërhoqi zvarrë në kafe”

Diogo Dalot është një nga shokët e skuadrës së Cristiano Ronaldos te Manchester United me të cilin ndan më shumë kohë në Madeira.

Të dy, portugezë, kanë shumë gjëra të përbashkëta. Mbrojtësi i ri tregoi se çfarë bëjnë para ndeshjeve.

“Që kur kam filluar të luaj futboll si profesionist, jam përpjekur gjithmonë të mbaj disa zakone për të përmirësuar performancën time,” tha Dalot . Në sezonin e fundit jam përmirësuar në përgatitjen për stërvitje dhe ndeshje. E kam fjalën për ushqimin, orët e gjumit apo thjesht muzikën që dëgjoj. Të gjithë lojtarët kanë “ritualet” e tyre. Të them të drejtën nuk kam. Nuk kam shumë, por tani e kam zakon të pi një kafe me Cristiano Ronaldon në hotel, para ndeshjeve. Unë nuk jam aq fans i madh, por filluam ta pimë atë ndërsa flasim për lojën. Jemi të koncentruar”, ka thënë mbrojtësi portugez i ManUnited

Nga sa duket, portugezi mbështetet nga Cristiano pas ardhjes së tij në Old Trafford sërish këtë sezon.

“Para ndeshjeve, kur jemi ende në hotel, unë pi gjithmonë një kafe me Cristianon”.

Dalot, nga ana e tij, nënshkroi për Djajtë e Kuq në 2018, por sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Milani. Këtë sezon ai e nisi si zëvendësues por po fiton rolin e titullarit. Ai tashmë ka 15 ndeshje në Premier League. Ai po ngre zërin në skuadër, me ndihmën e Cristianos. /albeu.com/


Shtuar 19.02.2022 11:17