Cristian Shpendi shënon golin e 16-të në kampionat

Talenti i “Shpresave”, Cristian Shpendi është shndërruar në një “përbindësh” golash te skuadra e Cesena, teksa mbrëmjen e kësaj të hëne ka arritur të sigurojë golin e 16-të të këtij sezoni, në vetëm 23 përballjet e luajtura në katëgorinë e tretë, të futbolli, në Itali ose siç njihet ndryshe nga futbolldashësit, Serie C.

Sulmuesi i talentua, zhbllokoi takimin në transfertë kundër Sestri Levante, në minutën e 15’-të të sfidës, duke u kthyer sërish në një protagonist te skuadra e tij, e cila është në rrugën e duhur drejt rikthimit në Serie B, teksa deri më tani numëron plot 10 pikë më shumë, se ndjekësit më të afërt në tabelës, Torres.

Ndërkaq, sa i përket arritjeve personale, Shpendi është golashënuesi më i mirë në kampionat, me plot 16 rrjeta të gjetura, teksa ka një diferencë me vendin e dytë të renditjes, prej 2 golave, vend ky që mbahet nga 29-vjeçari italian, Claudio Morra, me këtë të fundit, që është pjesë e skuadrës së Rimini. /i.m /abcnews.al


Shtuar 19.02.2024 22:04