CR7 në histori, ky është rekordi i radhës në Kampionatin Evropian

Portugalia barazoi me Francën në super derbin që u zhvillua sonte (e mërkurë), derisa dy skuadrat u kualifikuan tutje.

Ylli portugez në këtë ndeshje realizoi dy gola duke vendosur disa rekorde.

Pos që barazoi rekordin e iranianit Ali Daei për më së shumti gola në histori me Kombëtare dhe që u bë lojtari i vetëm evropian që shënon me shumë se 20 gola në Kampionate Evropiane dhe Kupë të Botës, Ronaldo ka vendosur edhe një rekord të ri.

Me dy golat nga pika e bardhë, Ronaldo tani ka shënuar me së shumti penallti (3) në një Kampionat Evropian në histori.

Portugalia përballet me Belgjikën në fazën e 1/16 së finales dhe në rast që CR7 shënon vetëm një herë, do bëhet golashënuesi numër një në histori për Kombëtare.

Shtuar 24.06.2021 08:35