Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, këto janë çështjet që do të diskutohen

Ditën e sotme në orën 10:00 do te mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.

Bazuar në rendin e ditës, sot pritet që të shqyrtohen gjashtë projektligje, një dekret të Presidentit Ilir Meta, si dhe do të dëgjohen raportimet e katër institucioneve për punën e bërë gjatë vitit 2020.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jenë në Kuvend sot, përmes drejtuesve të tyre për raportuar punën e një viti para deputetëve.

Mes ligjvënësve dhe drejtuesve të institucioneve do të ketë edhe diskutime e replika. Në rendin e ditës thuhet se do të diskutohet dhe  një dekret i Presidentit Meta për kthim ligji për sektorin minerar

 


Shtuar 24.06.2021 08:42