Corriere dello Sport: Juve i ka kërkuar Ronaldos të largohet

Sipas Il Corriere dello Sport, Juventus po mendon ndarjen nga Cristiano Ronaldo pas 3 sezonesh në bardhezi.

Portugezi nuk solli shtysën e shumëpritur në Champions dhe tashmë, për shkak edhe të pandemisë, është koha për vlerësime të hollësishme.

Ronaldo rëndon ende 29 milionë euro në bilanc dhe rroga e tij bruto është 58 milionë euro.

Sipas Il Corriere dello Sport, Juve i ka bërë të ditur agjentit Jorge Mendes që ka ardhur momenti i ndarjes.

Kjo do ti shërbente klubit edhe për të sistemuar bilancet përpara investimeve verore. Mendes është në kërkim të një ekipi dhe deri tani pista United duket ajo më konkretja.


Shtuar 31.05.2021 16:52