Nga porta te sulmi, ja si ndryshon Juve me Allegrin, CR7 nuk i shpëton largimit

Rikthimi i Allegrit te Juventusi tani është realitet pasi Pirlo u shkarkua zyrtarisht dhe drejtuesit bashkë me trajnerin kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës që objektiv do të ketë rikthimin kampion në Serinë A.

Janë disa tema delikate që Allegri dhe jo vetëm, duhet të përballen për t’I dhënë zgjidhje sa më shpejt dhe sigursht që emri i pare është Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez është konsideruar gjithmonë si pengesë për rritjen e skuadrës si grup nga trajneri livornez ndaj dhe e ardhmja e tij nuk do të jetë në Torino.

Destinacioni i Ronaldos është për t’u vendosur dhe disa janë hipotezat, si Sporting, Man. United apo edhe PSG.

Ndërkohë do të ketë një vendim edhe për flamurin e skuadrës, Giorgio Chiellini të cilit I skadon kontratë ditët e ardhshme por Allegri ka vënë veton që mbrojtësi të qëndrojë dhe të rinovojë.

E njëjta situate edhe për Dybalan i cili me Allegrin në stol ka patur paraqitjet më të mira te Juventusi dhe rikthimi i trajnerit do të çojë drejt rinovimit me argjentinasin teksa valixhet do të bëjë edhe portiere Sczeney pasi portën për shumë vite do ta mbrojtë Gigi Donnarumma.


Shtuar 28.05.2021 17:07