Conte: Unë e fillova dhe unë e ndala mbizotërimin e Juventusit ne Seria A

Antonio Conte, ka thënë se ndihet krenar që e kishte filluar dhe që i dha fund mbizotërimit të Juventusit në Serie A.

Të martën Conte nënshkroi marrëveshje 18 mujore me Tottenhamin, deri në qershor 2023, por me mundësi vazhdimi.

Ai u largua nga Interi në verë, menjëherë pasi ia fitoi Interit titullin e parë në Serie A pas 11 vjetëve, duke i dhënë fund përfundimisht mbizotërimit të Juventusit të cilin e kishte nisur vetë në sezonin 2011/12.

Pasi u emërua zyrtarisht në postin e trajnerit të martën, Conte foli për kohën e tij si trajner në Serie A.

Ai i fitoi tre tituj kampioni me Juventusin dhe një me Interin. Po ashtu, Conte e fitoi edhe një titull në Premierligë me Chelsean.

“Unë jetoj në të tashëm. Për Juventusin luajta 13 vjet, fitova shumë, gjithçka. Pastaj u ktheva për të filluar si trajner dhe për t’i fituar nëntë tituj radhazi”, tha Conte.

“Kjo nënkupton se ju keni mbizotëruar. Unë e nisa këtë cikël dhe i dhashë fund atij me Interin. E kaluara ime, ajo çfarë kam bërë me ekipet e kaluara, është e rëndësishme dhe jam krenar. Për mua, sfida e re është Tottenhami dhe dua që ky klub të bëhet pjesë e rëndësishme e karrierës sime si trajner”, shtoi ai.

Conte e kreu stërvitjen e parë me lojtarët e tij të rinj të martën pasdite, ndërsa ndeshja e tij e parë si trajner i Tottenhamit do të jetë të enjten kundër Vitteses në Europa Conference League.


Shtuar 3.11.2021 16:24