Conte humb “ushtarin”, Vidal do të operohet

Antonio Conte humbet një nga “ushtarët” e tij në këtë sprint final të sezonit.Arturo Vidal, i transferuar te Interi me shumë bujë në merkaton e verës, do të mungojë minimalisht për 25 ditë deri në 1 muaj, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e majtë, teksa vuan nga problemet në menisk.

Ka qenë vetë klubi zikaltër që ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare duke bërë të ditur dëmtimin e Vidal dhe nevojën që ka kiliani për një ndërhyrje në gju për të qenë plotësisht i gatshëm dhe në formën optimale në muajin prill pas ndalesës së kombëtareveI ardhur nga Barcelona me shumë bujë në merkaton e verës, Vidal ka zhgënjyer në gjysmën e parë të sezonit me Interin duke humbur edhe vendin e titullarit në fazën e dytë të kampionatit, me trajnerin Antonio Conte që ka preferuar danezin Christian Eriksen.

Vidal gjithsesi u hodh në fushë nga Conte si titullar në ndeshjen e së hënës ndaj Atalantës duke bërë një paraqitje shumë të dobët dhe duke u zëvendësuar në fillimin e fraksionit të dytë nga Eriksen.Në këtë sezon me Interin, Arturo Vidal është aktivizuar në 30 takime në të gjitha kompeticionet duke shënuar dhe 2 gola.


Shtuar 11.03.2021 15:18