Tottenhami fitoi 0-5 ndaj Norwich.
Heung-Min Son ndihmoi skuadrën e Tottenhamit ta sigurojë vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola.
Dejan Kulusevski shënoi i pari në minutën e 16-të, ndërsa për rezultatin 2:0 të pjesës së parë, u përkujdes sulmuesi Harry Kane në minutën e 32-të.
Kulusevski realizoi edhe një herë tjetër në minutën e 64′.
Dy golat e fundit në ndeshje i shënoi jugkoreani Son, në minutat 70 dhe 75.
Tottenhami kthehet në “Champions” për herë të parë që prej sezonit 2018-19, kur ishte në finale të garës.
Tottenhami mbyll kampionatin në vendin e katërt me 71 pikë.