Conference League/ Partizani nge në “peshë” tifozët, kalon në avantazh

“Demat e kuq” të Partizanit duket se janë të vendosur për të arritur fazën e grupeve të Conference League, teksa që nga minuta e parë kanë “piketuar” portën kundërshtare, me goditje nga çdo pozicion i mundshën i fushës.

Pas 25 minutash përpjekje ka ardhur dhe goli i “të kuqve” të Zoran Zekiç. Një ekzekutim perfekt i goditjes së këndit nga Arinaldo Rrapaj kapet bukur me kokë nga “bomberi” kongolez, Archange Bintsouka, i cili çon topin në rrjetë, duke nisur festën në “Elbasan Arena”. Rezultati shkon në 1 me 0.


Shtuar 31.08.2023 20:37