Sot zbritën në fushë disa skuadra shqiptare në takimet e vlefshme për turin e dytë të Conference League.
Dukagjini pësoi disfatë 6-1 nga Rijeka në transfertë, ndërsa takimi i parë kishte përfunduar 1-0 për kroatët. Skuadra kosovare eliminohet kështu në këtë fazë, duke u kthyer në shtëpi me një disfatë shumë zhgënjyese.
Nuk ia del dot as Shkupi. Skuadra nga Shkupi kishte humbur 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Levski Sofias, sakaq bullgarët u mjaftuan me një gol sot për të vazhduar tutje (1-0).
Ballkani “fluturon” në turin e 3-të të Conference League, ku do përballet me Lincoln Red Imps, ekip modest nga Gjibraltari. Skuadra e Dajës fitoi 3-0 në ndeshje ne parë dhe 1-4 në 90 minutëshin e dytë.
Drita “fiket” ndaj Victoria Plzen në shtëpi. Skuadra dardane rezistoi në Çeki në një barazim pa gola, por sonte në Kosovë u mund 1-2. JS
Eliminohen në turin e dytë të Conference League: Drita, Shkupi, Dukagjini
Kualifikohet: Ballkani