Coman tregon eksperiencën e vështirë me aritmin

Dy muaj më parë, Kingsley Coman iu nënshtrua një operacioni për të korigjuar një problem me aritminë kardiake. 25-vjeçari francez pranoi për “Telefoot” se kishte përjetuar periudha të vështira.

“Kisha një aritmi. Në periudhën e fundit gjërat ishin përkeqësuar, kisha kriza të vogla. Kishte raste që ndihesha më i rraskapitur se zakonisht dhe kam menduar se nuk do ia dilja  për t’u rikthyer të luaja përsëri. Por jo, tani gjithçka është në rregull, jam shëruar dhe ndihem më mirë se më parë”./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 14:24

Tags: ,