Sulmuesi francez, Kingsley Coman është pranë largimit nga klubi i Bayern Munich. Anësorit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me “bavarezët” dhe nuk dëshiron që të rionovojë.
Klubi gjerman menjëherë është vënë në lëvizje. Ai tashmë është interesuar për anësorin 22-vjeçar të PSV-së, Cody Gakpo. Sulmuesi holandez tashmë është në dijeni të interesimit nga Bayerni dhe është tepër i emociouar.
“Është natyrisht një klub shumë imadh, është mirë kur ai interesohet për ty. Kjo më jep një ndjenjë krenarie. Nësr gjerat bëhen konkrete, natyrisht që do të me duhet ta mendoj seriozisht për të”, thotë Gakpo. /albeu.com