Cody Gakpo ka marrë vendimin për t’u larguar nga Liverpooli dhe për të kaluar te Manchester City para përfundimit të afatit kalimtar të verës, bën të ditur David Ornstein i The Athletic.
Tottenhami gjithashtu e kishte sulmuesin holandez në objektivat e tij, por 27-vjeçari ka zgjedhur skuadrën e Enzo Marescas pasi Manchester City shtoi presionin për ta siguruar shërbimin e tij.
Të lidhura
None found
Dy klubet, Manchester City dhe Liverpooli, kanë hapur tashmë negociatat për transferimin. Raportimet e mëparshme bëjnë me dije se “The Reds” kërkojnë rreth 85 milionë funte, shumë kjo që korrespondon me afërsisht 100 milionë euro, për Gakpon.
Holandezi e ka nisur si titullar në të dyja ndeshjet e para të Liverpoolit këtë sezon, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim.
Asistimi i tij më i fundit erdhi në barazimin 2-2 kundër Nottingham Forest. Tashmë, karriera e Gakpos mund të marrë një drejtim të ri përmes kalimit te rivali i madh, Manchester City. /
