“Çmendet” Mourinho, ëndërron transferimin më të madh te Roma

Roma dhe Mourinho thuhet se po “ëndërrojnë” një transferim shokues të Cristiano Ronaldos.

Pavarësisht se trajneri i ardhshëm i Manchester United, Erik ten Hag, përshëndeti golashënuesin më të mirë të ekipit, Ronaldo mund të mos jetë pjesë e projektit të holandezit.

Sipas “La Repubblica”, Ronaldo rrezikon të bëhet “mysafir” në planet e Ten Hag.

Stili i lojës së Ten Hag mund ta bëjë Ronaldon të përpiqet të përshtatet.

Ekipet e holandezit janë ndërtuar për të shtypur dhe kontrolluar topin si një njësi kolektive.

Raporti vazhdon të thotë se pasiguria e Ronaldos në United intereson Romën e Mourinhos, të cilët po “ëndërrojnë” të arrijnë një marrëveshje kaq të madhe.

Para pak kohësh, një gazetar italian theksoi live në transmetim se Roma do të realizoj transferimin më të madh të të gjitha kohërave. /h.ll/albeu.com


Shtuar 17.06.2022 13:22