Për të krijuar hapësirë për më shumë lojtarë të rinj, Chelsea ka të ngjarë të shesë sulmuesin e ri Armando Broja për një tarifë prej 30 milionë paund këtë verë, sipas “Evening Standard”.
Broja, i cili ka katër vite të mbetura nga kontrata e tij aktuale, është në krye të listës së dëshirave të West Ham United, ndërsa për të janë të interesuar edhe Everton dhe Newcastle United.
Të lidhura
None found
Gjatë sezonit të kaluar, 20-vjeçari shënoi nëntë gola në 38 paraqitje në të gjitha ndeshjet për Southampton, por gjithashtu situata e tij e jashtëzakonshme në fushën e lojë bëri që shumë klube nga Italia dhe Anglia të interesohen për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë./ h.ll/albeu.com
