Chelsea vendos për të ardhmen e Armando Brojës, 3 ekipe angleze pas “bomberit”

Për të krijuar hapësirë për më shumë lojtarë të rinj, Chelsea ka të ngjarë të shesë sulmuesin e ri Armando Broja për një tarifë prej 30 milionë paund këtë verë, sipas “Evening Standard”.

Broja, i cili ka katër vite të mbetura nga kontrata e tij aktuale, është në krye të listës së dëshirave të West Ham United, ndërsa për të janë të interesuar edhe Everton dhe Newcastle United.

Gjatë sezonit të kaluar, 20-vjeçari shënoi nëntë gola në 38 paraqitje në të gjitha ndeshjet për Southampton, por gjithashtu situata e tij e jashtëzakonshme në fushën e lojë bëri që shumë klube nga Italia dhe Anglia të interesohen për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 22:07