Skuadra e Leeds United e ka tronditur Chelsean duke e mposhtur me rezultat 3-0.
Skuadra e Thomas Tuchel pranoi dy gola brenda pesë minutave dhe i pari erdhi pas një gabimi trashanik nga portieri Eduardo Mendy.
Vetëm katër minuta më vonë, Rodrigo realizoi një gol shumë të bukur me kokë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Harrison dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Por, vendasit nuk u mjaftuan me kaq pasi gjetën edhe golin e tretë në minutën e 69’ të cilin e realizoi Harrison.
Në minutat e fundit Chelsea luajti me një lojtar më pak pasi nga loja me kartonin e dytë të verdhë u përjashtuar qendërmbrojtësi Koulibaly.
Pas 3 ndeshjeve, Chelsea ka vetëm katër pikë.
3-0
37′ 2 – 0 Rodrigo Assist: J. Harrison
33′ 1 – 0 Brenden Aaronson