Chelsea, Maresca: Jemi më përpara sesa mendonim

Chelsea do të përfshihet në Kupën e Ligës të martën kundër Barroë në raundin e tretë dhe Enzo Maresca foli në konferencën për shtyp, duke u ndalur te lojtarët e dëmtuar:

“Malo Gusto është në dispozicion, Romeo Lavia jo. Do të ishte një mundësi për t’u dhënë minuta atyre që kanë luajtur më pak, është e njëjta gjë që mund të bëjmë edhe në Konferencë. Shpresoj të jetë një mundësi e mirë për ta në një ndeshje zyrtare. Ne do të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë që të mundemi, siç bëjmë gjithmonë, për të fituar”.

Të lidhura

None found

Një vlerësim për punën e deritanishme

“Ne jemi më përpara sesa prisnim. Jo në aspektin e rezultateve, por në mënyrën se si ekipi po përparon dhe luan. Ne duhet të mësojmë shumë, shumë gjëra dhe duhet të përmirësojmë shumë gjëra. E rëndësishme është që ne jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”.


Shtuar 23.09.2024 20:20