Chelsea synon transferimin e mbrojtësit 18-vjeçar të Atalantas për mbi 40 milionë euro

Pas afrimit të Marco Palestrës, Chelsea ka kthyer vëmendjen sërish nga Atalanta, këtë herë për mbrojtësin e ri italian Honest Ahanor.

Klubi londinez zyrtarizoi më 1 korrik transferimin e Palestrës, duke i paguar më shumë se 55 milionë euro. Mbrojtësi i djathtë vinte nga një sezon pozitiv te Cagliari, ku ishte aktivizuar si i huazuar nga Atalanta.

Të lidhura

None found

“Sky Sports” raporton se Chelsea po punon për të arritur një tjetër marrëveshje me klubin nga Bergamo përpara përfundimit të merkatos së verës.

Palët kanë rifilluar bisedimet për kalimin e qendërmbrojtësit 18-vjeçar Honest Ahanor në radhët e skuadrës angleze.

Marrëveshja duket pranë përfundimit, pasi sipas Fabrizio Romanos Chelsea është gati të plotësojë kërkesën financiare të Atalantas.

Klubi italian ka kërkuar një shumë mbi 40 milionë euro për të dhënë miratimin për largimin e mbrojtësit, kusht të cilin “Blutë” e Londrës janë të gatshëm ta përmbushin.

Ahanor e nisi formimin e tij te akademia e Genoas, ndërsa në vitin 2025 u transferua te Atalanta. Që prej asaj kohe, futbollisti 18-vjeçar ka bërë përparim të rëndësishëm dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e Kombëtares së Italisë.

Mbrojtësi ka debutuar tashmë me përfaqësuesen Azzurre dhe deri tani numëron dy paraqitje me Kombëtaren e Italisë.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş