Chelsea mposht Fulham dhe “blindon” vendin e 4 (VIDEO)

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore në javen e 34-të të Premierligës kundër rivalit lokal, Fulham.

Blutë e Londrës fituan 2 me 0 në ‘Stamford Bridge’.

Dy golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi gjerman, Kai Havertz (minuta e 10’të dhe 49’të).

Me këtë fitore, ekipi i Thomas Tuchelit mbetët në pozitën e katërt me 61 pikë, gjashtë më shumë se vendi i pestë West Ham (55).

Kujtojmë që të mërkurën Chelsea luan gjysmëfinalen e dytë në UEFA Champions League, kundër Real Madridit.

Shtuar 1.05.2021 08:05