Edhe pse merkaton e kaluar Chelsea ishte një ndër skuadrat që shpenzuan më shumë, klubi nuk ka ndërmend të kursejë as këtë vit.
Skuadra e Tuchel është në finalen e Champions, por tekniku gjerman nuk ëshë i kënaqur, teksa kërkon një numër “9” të klasit botëror.
Pasi dështuan në tentativat për të nënshkruar me Haaland e më pas me Lukakun, është momenti për të tentuar Harry Kane. Anglezi ka shfaqur dëshirën për ndryshim dhe një ofertë e mirë nga “blutë e Londrës” do ti shkonte për shtat.
Në garë për Kane janë United e PSG, por duket se oferta e Chelsea do të mund të përbushë dëshirat e tij, për të qëndruar në Premier League dhe për të luftuat për një titull Evropian.
Tuchel ka dhënë dritën jeshile, klubi ka nisur “gjuetinë” për ta sjellë në “Stamford Bridge”. /albeu.com/