Chelsea po kërkon nga qeveria britanike që të jetë në gjendje të shesë biletat e ndeshjeve pavarësisht ngrirjes së aseteve ndaj pronarit Roman Abramovich si rezultat i sanksioneve për pushtimin rus të Ukrainës.
“Po i bëjmë presion qeverisë, çdo ditë mbahen mbledhje për të gjetur një zgjidhje. Tifozët tanë ndjehen të frustruar pasi nuk mund të marrin pjesë në ndeshjet e ekipit të tyre dhe ne po mundohemi të zgjidhim këtë situatë sa më shpejtë”, u shpreh klubi i Chelsea./ h.ll/albeu.com