Chelsea humbi finalen e FA Cup, Azpilicueta: Duhet ta rimarrim vetën

Mbrojtesi i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka bërë thirrje skuadrës së tij që të rimarrë vetën në mënyrë që të kthehen tek fitoret.

Chelsea pësoi humbje në kuadër të finales së FA Cup ndaj Leicester City, ku “The Foxes” në fund ngritën trofeun për herë të parë në histori të klubit.

Për “The Blues”, kjo ishte hera e dytë në dy vite që po humbasin në fianle të FA Cup. Ndërkohë, kapiteni i skuadrës ka bërë thirrje që lojtarët ta rimarrin vetën dhe të rikthehen tek fitorja.

Në fakt, Chelsea tani do të përballet me Leicesterin të martën edhe njëherë, në kuadër të Premierligës në një duel direkt për vendin e tretë.

“Ne nuk ishim mjaftueshëm të saktë, ne kishim shanset tona. Në pjesën e parë ishim më mirë, kishim disa situata ku mund të kishim shënuar dhe ndeshja mund të ndryshonte, por nuk e bëmë”, tha ai.

‘Ndeshja nuk pati shumë raste. Ne kishim disa situata në pjesën e parë ku mund të kishim shënuar, nuk i shfrytëzuam ato, nuk morëm vendimin e duhur, dhe kur është 0-0 dhe loja vazhdon është normale goli i parë do të mund ta fitojë ndeshjen. Fatkeqësisht, nuk patëm fat këtë herë dhe u gjendëm në disavantazh”, shtoi ai.

“Ne kemi humbur dy ndeshjet e fundit, dy ndeshje shumë të rëndësishme. Ne kemi humbur dy mundësi dhe nuk mund të lëshojmë më shumë mundësi. Ne nuk mund t’i ndryshojmë rezultatet, por duhet të jemi kokëulur, të pranojmë se mund të përmirësohemi, të rimarrim vetën, sepse kemi tre ndeshje vendimtare për klubin, për ne, për tifozët dhe ne jemi të vendosur që ti fitojmë ato”, tha Azpilicueta.

“Është vështirë për tu pranuar, por për më pak se tre ditë do ndeshemi me ta përsëri, kështu që duhet të rikuperohemi dhe ta fitojmë atë. E marta është një ndeshje masive për kualifikimin tonë në Ligën e Kampionëve. Ne jemi në një pozicion ku gjithçka është në duart tona dhe tani është momenti, java e fundit e Premierligë. Ne duam të jemi në top katërshe dhe duhet ta tregojmë atë në fushë”, përfundoi Cesar Azpilicueta.


Shtuar 16.05.2021 10:57