Chelsea është duke kërkuar zëvendësuesin e Rudiger dhe Tuchel ka piketuar holandezin e Juventusit, De Ligt.
Thuhet se anglezët kanë filluar negociatat dhe Chelsea është i gatshëm të ofrojë Timo Werner për të ulur kostot e këtij operacioni.
Sipas “Sportmediaset”, De Ligt nuk është kundër transferimit të tij në Angli dhe nga ana tjetër, Juventus e sheh sulmuesin gjerman si zëvendësues të Morata.
Lukaku u largua tek Interi, Werner ofrohet te Juventus dhe Armando Broja mund të mbetet te Chelsea./ h.ll/albeu.com