Chelsea është i gatshëm të kthejë në Londër, Eden Hazard, por vetëm nëse Real Madridi ul pretendimet për çmimin e kërkuar.
Belgu kaloi momentet e tij më të mira në “Stamford Bridge” duke u transferuar më pas me bujë në Madrid si pasuesi i denjë i Cristiano Ronaldo, por në fakt rezultoi një dështim për shkak edhe të dëmtimeve të shpeshta.
31-vjeçari ka qenë titullar gjashtë herë këtë edicion dhe tetë herë si inkuadrues këtë edicion, derisa Reali është i hapur për shitjen në rast që ofrohet çmimi i duhur.
Është raportuar më herët që Newcastle United kishte ofruar 40 milionë euro, por që u refuzua nga Reali.
Sipas El Nacional, Chelsa do provojë transferimin e Hazard, por nuk do provojë të paguajë mbi 21 milionë funte.
Hazard raportohet se dëshiron qëndrimin te Real Madrid deri në verë dhe pastaj do vlerësojë ofertat. /albeu.com