Chelsea blindon Thiago Silvan (FOTO LAJM)

Mbrojtësi brazilian Thiago Silva duke se ka kënaqur në maksimum drejtuesit e Chelsea.

Blutë e Londrës janë duke përgatitur një kontratë të re për 37-vjeçarin.

Kontrata e re parashikohet të jetë deri në qershor të vitit 2023 dhe sipas burimeve rinovimi i tij është thjesht çështje kohe. Thiago Silva është shumë i lumtur tek Chelsea dhe Tuchel është shumë i lumtur të ketë në repartin defensiv mbrojtësin brazilian./h.ll/albeu.com


Shtuar 13.12.2021 09:38