Chelsea ka bërë prapaktheu dhe ka tërhequr kërkesën që kishin bërë që ndeshja ndaj Middlesbrough të zhvillohej pa tifozë, takim i vlefshëm për FA Cup.
Për shkak të situatës së krijuar dhe sanksionet e vendosura nga qeveria, klubi i kishte kërkuar Federatës Angleze të Futbollit që ndeshja në FA Cup të luhej pa tifozë.
Megjithatë, kjo kërkesa u kritikua gjerësisht, duke përfshirë pronarin e Middlesbrough, Steve Gibson, i cili e quajti si “patetike’” diçka të tillë.
Ndërkohë tashmë Chelsea ka tërhequr këtë kërkesë, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur edhe vendimin.
“Pas bisedimeve konstruktive midis FA dhe Chelsea, klubi ka rënë dakord të heqë kërkesën e tyre që ndeshja çerekfinale e Emirates FA Cup kundër Middlesbrough të luhet me dyer të mbyllura.
FA mbetet në diskutime të vazhdueshme me Chelsean, Ligën Premier dhe qeverinë për të gjetur një zgjidhje që do t’u mundësonte tifozëve të Chelseat të ndjekin ndeshjet dhe tifozëve mysafir të marrin pjesë në Stamford Bridge, ndërkohë që garantohen sanksionet e vëra”, ka thënë një zëdhës i FA./ h.ll/albeu.com