“La Stampa” ka bërë një shkrim të rëndësishëm në lidhje me Chelsea-Juventus për të ardhmen e holandezit De Ligt.
Juventus kërkon 100 milionë euro për mbrojtësin holandez, por Chelsea nuk do të shpenzojë aq shumë para për të dhe po mendon të sakrifikojë një mes dy super lojtarëve që ka në mesfushë.
Tani për tani, Chelsea i ka vendosur mbi tavolinë kartonin e Pulisic ose Werner, por Juventus nuk është i bindur. Kështu, thuhet se Chelsea është i gatshëm të ofrojë Kante ose Jorginho për të bindur klubin italian./ h.ll/albeu.com