CHAMPIONS/ PSG-Bayern Munich, statistikat dhe formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Sonte do të luhen dy ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale në Champions League.

Chelsea pret Porton, një ndeshje që nuk pritet të ketë shumë histori, pas fitores së “Bluve” në ndeshjen e parë me rezultatin 0-2.

Ndeshja e cila është akoma e hapur është ajo mes PSG dhe Bayern Munich.

“Perisienët” janë më të avantazhuar falë rezultatit pozitiv që morën në “Allianz Arena” duke  fituar, 2-3.

Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në këtë ndeshje skuadrat kanë shumë mungesa.

Për PSG mungojnë: Marquinhos dhe Juan Bernat, por në dyshim janë edhe portieri Navas, sulmuesi Icardi dhe mbrojësi Kurzawa.

Te Bayern Munich lista e mungesa është akoma më e gjatë: Dounglas Costa, Corentin Tolisso, Robert  Lewandowski dhe Serge Gnabry. Të shumtë janë edhe emrat që janë ende në dyshim si: Jerome Boateng, Kingsley Coman, Lucas Hernandez, Niklas Sule dhe Leon Goretzka.

Ekipet pritet të rreshtohen më të njëjtën skemë në fushë, 4-2-3-1.

“Bavarezët” kanë shënuar të paktën 2 gola në 18 nga 20 ndeshjen e fundit në Champions ndërsa PSG ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion./albeu.com/


Shtuar 13.04.2021 09:45