CHAMPIONS/ Manchester City – Borussia Dortmund, formacionet e mundshme dhe statistikat (FOTO LAJM)

Jo vetëm Real-Liverpool, ditën e sotme faza cerek finale e Champions League në rezervon edhe një tjetër super ndeshje. Manchester City – Borussia Dortmund do të nis në orën 21:00, duke garantuar spektakël dhe jo vetëm.

Ekipi i Pep Guardiola duket më i avantazhuar për shkak të  cilësisë së ekipit, por edhe momentin fantastik që po kalon. Në krahun tjetër, Dortmund po has vështirësi në Bundesligë, por në Champions ka treguar tjetër fytyrë.

“Citizens” vijnë me organikën e plotë, ndërsa gjermanët vijnë me disa mungesa si: Axel Witsel, Dan-Axel Zagafu, Marcel Schmelzer, Jadon Sancho dhe talenti, Youssoufa Moukoko.

City e ka mbajtur portën e paprekur në 7 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion, statistikë që tregon konsolidim në mbrojtje, e po ashtu ka fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit.

Dortmundi ka shënuar të paktën 2 gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit dhe është i pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit.

Ekipi i Guardiolas ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndehsjet e fundit.

Borssia Dortmund është e pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit përballë City-t në të gjitha kompeticionet.

Skuadrat pritet ta nisin ndeshjet me skemat 4-3-3 dhe 4-1-4-1 respektivisht Man City dhe Dortmund. /albeu.com/

Më poshtë gjeni formacionet e mundshme:


Shtuar 6.04.2021 09:21