CHAMPIONS/ Malmo – Juventus, formacionet e mundshme

Juventusi do të nisë Ligën e Kampionëve me një ndeshje përballë një rivali të kalueshëm si Malmo, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Eleda Stadion”, me Zonjën e Vjetër që kërkon të marrë tre pikë.

Për këtë sfidë, Malmo do të jetë pa lojtarët si Ola Toivonen, Johan Dahlin dhe Jonas Knudsen që janë të lënduar, derisa Oscar Lewicki, Sergio Pena e Niklas Moisander, janë në dyshime.

Formacioni i mundshëm i Malmo: Diawara, Olsson, Brorsson, Ahmedhodzic, Larsson, Rakip, Innocent, Birmancevic, Christiansen, Rieks, Colak.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny, Sandro, De Ligt, Bonucci, DANILO, Rabiot, Bentancur, Locatelli, Cuadrado, Dybala, Morata.


Shtuar 14.09.2021 11:19