Champions League zbret në fushë, Interi përballë Atleticos, Dortmund në “ferrin” holandez

Inter dhe Atletico Madrid do të përballen në Milano, në sfidën e parë të Champions League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, si trajneri Inzaghi ashtu edhe homologu Simeone, kanë ndarë mendjen për rreshtimet.

Te zikaltërit, përpara portierit Sommer janë të pozicionuar Bastoni, De Vrij dhe Pavard, ndërsa nga krahët janë Dimarco dhe Darmian. Në mesfushë luajnë Mkhitaryan, Calhanoglu dhe Barella. Në sulm është dyshja e zakonshme Martinez-Thuram. Rreshtim 5-3-2 për Los Colchoneros, sakaq Morata e fillon sfidën nga stoli.

INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, DeVrij, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.

ATLETICO MADRID (3-5-2): Oblak; Witsel, Gimenez, Hermoso; Molina, De Paul, Koke, Saul, Lino; Llorente, Griezmann.

PSV – Dortmund premton spektakël. Në Philips Stadion, holandezët do kenë mbështetjen e madhe të tifozëve, ndërsa verdhezinjtë synojnë të dalin me një rezultat pozitiv.

PSV (4-3-3): Benitez; Teze, Schouten, Boscagli, Dest; Tillman, Veerman, Saibari Bakayoko, De Jong, Lozano.

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Emre Can; Malen, Reus, Sancho; Fullkrug