Berisha: Bashkimi ynë sjell një epokë të re në politikën shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestën madhështor, deklaroi se bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re. Është kjo demokraci e brendshme që do e aplikojmë në qeverisjen tonë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Është e rëndësishme miq, që midis këtij tymi dezinformimi, ne të kujtojmë shqiptarët pse po luftojmë.

Ne po luftojmë sepse e duam Shqipërinë.

Po miq, ka njerëz që sot e duan shumë Shqipërinë.

Po miq, ka politikanë që sot e duan shumë Shqipërinë.

A jemi ne të pagabueshëm? Absolutisht jo.

Por kurrsesi nuk jemi si ata.

Jo, jo. Po të ishim si ata sot, do ishim në bashkëqeverisje me rilindjen.

Po të ishim si ata sot, Brava do vazhdonte në krye të opoziëts false.

Po të ishim si ata sot, familjarët tanë nuk do ishin të arrestuar dhe të persekutuar, por do merrnin tendera nga qeveria sepse ky është sistemi që ka ngritur Edi Rama.

Berisha nuk do ishte non-grata dhe as në arrest shtëpie.

Por ne së bashku ne zgjodhëm më të vështirën, sepse ne e duam Shqipërinë.

Shqipërinë nuk e bëjnë tradhtarët, Shqipërinë e bëjnë njerëzit e ndershëm, nuk e bëjnë kurrë ata që e vjedhin atë.

Ne sot luftojmë për Shqipërinë, luftojmë për dinjitetin e shqiptarëve, por kryesorja ne po luftojmë për të ardhmen në Europë të rinisë shqiptare.

Zonja dhe zotërinj, shpopullimi është kërcënimi më ekzistencal për kombin tonë në historinë tonë mijëravjeçare. Kanë ikur 1 milion shqiptarë në 10 vite. 87 përqind e atyre që kanë mbetur, e kanë mendjen të ikin

Me këto ritme, Shqipëria do mbetet pa shqiptarë. Kjo do sjellë humbjen e saj, të traditave tonë, gjuhës, flamurit tonë.

Prandaj miq, përballë këtij kërcënimi, i bëj thirrje çdo shqiptari sot të mos shohë veten si demokrat, si socialist, por vetëm si shqiptar.

Sepse pikë së pari, ne jemi shqiptarë e pastaj jemi demokratë, socialistë apo pa parti.

Dhe shembullin më të mirë për të dalë mbi veten tonë, e ka dhënë PD, duke shembur tabunë më të rëndë të trashëguar nga komunizmi, tabunë e politikës së konfliktit, tabunë se nëse nuk je me mua, je armiku im.

Atë tabu që sot e ka kthyer PS-në në një organizatë kriminale të Rilindjes.

Atë tabu që sot burgos liderin e opozitës sepse e di se nëse ai është i lirë, ti e di se nuk fiton kurrë zgjedhje më.

Dhe harroje Edi Rama se do fitosh më zgjedhje në Shqipëri.

Zonja dhe zotërinj, bashkimi i PD e ka futur politikën shqiptare në një epokë të re.

Ne faktuam me bashkimin tonë se demokracia jonë e brendshme është e njëjtë me partitë e mëdha bashkëkohore, të cilat i kemi frymëzim.

Është ky unitet në diversitet që shqiptarët nuk e kishin arritur njëherë në 33 vite.
Është ky unitet në diversitet, dhurata më e çmuar e PD për shqiptarët.
Është kjo demokraci e brendshme që do e aplikojmë në qeverisjen tonë.
Prandaj kjo qeverisje, do jetë më e shkëlqyera që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Prandaj dhe kjo qeverisje do shpëtojë pluralizmin.
Prandaj dhe kjo qeverisje do shpëtojë demokracinë.
Prandaj dhe kjo qeverisje do ripopullojë Shqipërinë.