Champions League, Vieri: Milani ka 35% shanse të përmbysë Interin

Ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri, ka komentuar përballjen e sontme të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, mes Interit dhe Milanit.

Ish-sulmuesi i të dy ekipeve ka thënë se Milani ka 35 për qind gjasa që ta përmbysë rezultatin.

“Milani ka 35% shanse për ta përmbysur situatën. Sigurisht, Interi është në avantazh dhe ka fituar terren, por jemi në derbi, nuk dihet kurre çfarë ndodh dhe si ndodh…”, ka deklaruar Bobo.

Ai ka kujtuar një ndeshje derbi kur luante për Interin, kur u poshtëruan nga Milani 6-0.

“Kam qenë në fushë atë natë kur na masakruan 6-0 me Comandinin që sot nuk e mban mend kush… Por, ishim të gjithë të befasuar para TV vjet kur në 5 minuta Giroud ktheu derbin dhe praktikisht i dha kampionatin Milanit.”, ka shtuar Vieri.

“Jane derbe, janë ndeshje qe ndonjëherë nuk rrjedhin fijen logjike. Mjafton një gol për të ndryshuar. Mbani mend Napolin që nuk arrinte të shënonte ndaj Milanit, edhe pse tentonte. Të merr për poshtë, futbolli është i habitshëm”, shtoi tutje Vieri.

Ish-sulmuesi i madh i Italisë ka bërë edhe një paralajmërim të fundit.

“Interi sot për sot është ekipi më në formë në Evropë, logjikisht duhet të kalojë, por kujdes, e përsëris, derbi është derbi. Dhe, edhe ky Milan që vjen pas dy humbjesh mund të befasojë” .

Në ndeshjen e parë, Interi fitoi 2-0, ndërsa sonte prej orës 21:00, Milani do të tentojë përmbysjen e madhe.


Shtuar 16.05.2023 17:01