Champions League, Partizani eleminohet nga Bate Borisov

Partizani është eleminuar në raundin e parë të Champions League nga skuadra bjelloruse e Bate Borisov, pasi është mundur me rezultatin 2-0, ndërsa ndeshja e parë në Tiranë kishte përfunduar 1-1.

Edhe pse të kuqtë e Zoran Zekiç kanë dominuar gjithë takimin, ata janë ndëshkuar nga dy gola të bjellorusve, të cilët kanë ditur të shfrytëzojnë siç duhet dy rastet e ardhura.

Malkevich në minutën e 78-të dhe Sinchuk në minutën e 102-të të ndeshjes i dhanë kualifikimin Bate Borisovit.

Tashmë Partizani do të luajë në raundin e dytë të Europa League.


Shtuar 18.07.2023 22:06