Real Madrid ka siguruar me lehtësi praninë mes katër skuadrave më të mira në Ligën e Kampioneve në këtë edicion.
Spanjollët kanë fituar me shifrat 2-0 edhe ndeshjen e kthimit përballë Chelsea në Angli, duke mbetur në garë për trofeun e tyre të 15-të.
Braziliani Rodrygo ndiçoi mbrëmjen e madrilenëve në Londër me dy gola të shënuar në pjesën e dytë për ta mbyllur llogarinë totale të kësaj përballjeje në 4-0.
Mbyllet kështu përfundimisht aventura dhe praktikisht edhe sezoni për blutë e Londrës jashtë çdo kompeticioni dhe tashmë shtrohet rruga për “Los Blancos” që do të mësojnë nesër emrin e kundërshtarit të ardhshëm nga çifti Bayern Munchen-Manchester City.
Në këtë mënyrë, kampionët me shumë mundësi mund të sfidojnë ekipin e Pep Guardiolas sërish për të dytin vit rresht në gjysmëfinale ndërsa rrugëtimi është identik edhe përsa i përket çerekfinales pasi edhe sezonin e kaluar skuadra e Ancelottit kaloi Chelsean.