Borusia Dortmund ka arritur të marrë një fitore mjaft me vlerë përballë anglezëve të Chelsea në “Signal Iduna Park”, në ndeshjen e parë për fazën e 1/8 në Champions leagure.
Një super ndeshje, ku nuk mungoi ritmi, volumi i lojës, raste pa fund nga ana e të dyja skuadrave, por që u prodhua vetëm 1 gol.
Ishte pikërisht Jude bellingham i cili duke përdorur aftësitë e veta teknike arriti të nxjerrë jashtë loje mbrojtësin dhe portierin e Chelsea, për t’i dhënë fitoren verdhezinjëve para syve të tifozëve.
Ndërkohë në sfidën tjetër mes Club bruge dhe benfikës, nuk pati surpriza, isin portugezët ata që fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke bërë një hap të madh drejt çerekfinaleve.